PD-ja dhe PS-ja nisën fushatën në të njëjtën kohë, takimet i ndau vetëm një bulevard

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste e çelen fushatën në të njëjtën kohë, ndërsa takimet i ndau vetëm një bulevard.

Kryeministri Edi Rama mblodhi vetëm kandidatët për deputetë në sheshin Skënderbej, ndërsa Basha tentoi të tregonte “forcën”, duke mbledhur qindra simptizantë tek sheshi “Nënë Tereza” në shkelje të rregullave kundër covid.

Por kush e fitoi betejën online?

Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, PS ka trefishin e audiencës në krahasim me PD. Kandidatin për kryeministër, duket se e ka mundur edhe pensionistja Luljeta Bozo, e cila kandidon e para për PS në Tiranë.

Fotot tregojnë momentin kur po flisnin paralelisht, dhe rezulton se Bozo ka trefishin e audiencës se Bashës.

Gjithsesi, duhet thënë, se në shkelje të rregullave, një pjesë të audiencës, Basha e kishte në shesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme