Për herë të parën përzgjidhen 7 gra në Shtëpinë e Bardhë për komunikimet me media

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamela Harris, për herë të parë në historinë e vendit kanë përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të jenë të ngarkuara për komunikimet me median.

Aksidenti i rëndë në Lezhë/ Biznesmeni i njohur humbi jetën para hotelit të tij, policia pranga dy të rinjve. Zbardhet arsyeja dhe lëvizja e rrezikshme e autorëve

Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.

Jen Psaki, e cila ishte drejtore komunikimi e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Barack Obama, do të jetë sekretare shtypi dhe aktualisht është pjesë e ekipit të tranzicionit. Biden ka premtuar të ndërtojë një administratë të larmishme që pasqyron të gjitha pikëpamjet e vendit.

Dy ndihmësit kryesorë të shtypit për zëvendës-presidenten e zgjedhur, Kamala Harris do të jenë Symone Sanders dhe Ashley Etienne. Ndryshe nga pozicionet e kabinetit, zyra e shtypit nuk kërkon konfirmimin e Senatit.

Ekipi do të drejtohet nga Kate Bedingfield, ish-zëvendës drejtoreshë e komunikimit gjatë fushatës së Biden.

Pas fitores së tij në zgjedhje, Biden ka zbuluar edhe rolet kyçe në administratën e shtetit. Javën e kaluar, ai tha se zgjedhja e tij është “një ekip që pasqyron faktin se Amerika është kthyer” dhe do ta mbante vendit te sigurt.

Por, ndërkohë që bëhet gati të marrë drejtimin e shtëpisë së Bardhë, Biden pësoi fraktura në këmbë pasi rrëshqiti ndërsa luante me qenin e tij Major. Gjatë ditës së sotme presidenti i zgjedhur do të marrë njoftimin e parë presidencial, një përmbledhje tepër sekrete çka bëhet e mundur, pasi një javë më parë Trump ra dakord që të niste procesi i tranzicionit. E megjithatë pretendimet e Trump për manipulim zgjedhjesh vazhdojnë, edhe pse në Uisconsin dhe Pensilvani ato u hodhën poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme