Presidenti Meta sulmon ashpër kryeministrin Rama përpara votimeve të së dielës në Shqipëri

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka akuzuar të mërkurën kryeministrin Edi Rama, për nxitje të ”dhunës kundër opozitës” duke e përshkruar qeverinë e tij si një ”regjim kleptokratik” dhe ”një kopje e shëmtuar e së kaluarës komuniste”.

Duke folur për Associated Press, Meta fajësoi kryeministrin shqiptar Edi Rama, për shtyrjen e integrimit evropian dhe e akuzoi atë për keqmenaxhim të pandemisë së koronavirusit, njofton Klan Kosova.

Ai gjithashtu akuzoi Ramën për imponimin e vullnetit të një pakice në shumicën e popullsisë.

Roli i presidentit pesëvjeçar në sistemin e republikës parlamentare të Shqipërisë është kryesisht ceremonial me disa kompetenca në gjyqësor dhe forcat e armatosura.

Ai pritet të jetë jopolitik dhe simbol i unitetit të vendit. Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare të dielën.

Sondazhet parazgjedhore kanë treguar se Partia Socialiste e Ramës ka të ngjarë të kryesojë në zgjedhje.

Sipas Associated Press zgjedhjet e së dielës do të jenë vendimtare që Bashkimi Evropian të vendosë për fillimin e negociatave të plota me kombin e vogël Ballkanik.

Tutje aty potencohet se, parregullsitë kanë dëmtuar zgjedhjet e mëparshme në Shqipërinë post-komuniste.

Të ngjashme