Pretendimet mediale: Gjysmëvëllai i Kim Jong-un ishte informator i CIA-s

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Mediat amerikane pohojnë se Kim Jong-nam, gjysëmvëllai i vrarë i udhëheqësit verikorean Kim Jong-un, ka punuar për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u thirrur në burmie anonime, gazeta “Wall Street Journal” pohon se Kim Jong-nam, djali i madh i ish udhëheqësit verikorean Kim Jong-il, ishte drejtpërdrejt i lidhur me CIA-n dhe ka punuar si informator i saj.

Kim Jong-nam u vra dy vjet më parë pasi u helmua në aeroportin e Malajzisë në Kuala Lumpur ndërsa “Wall Street Journal” shkruan se Kim Jong-nam udhëtoi në Malajzi për t’u takuar me agjentin e CIA-s.

Deri më tani nuk janë prononcuar krerët e CIA-s lidhur me pretendimet e gazetës.

Të ngjashme