Prifti shkon në burg për të mbajtur meshë, policia ia zbulon nëntë celularë

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Një prift, i cili kishte shkuar në një burg të Casertano, në Carinola të Italisë, për meshën e të dielës për të burgosurit, u bllokua nga policia.

Kjo pasi priftit iu gjetën 9 telefona celularë, të fshehura në trup, brenda paketave të cigareve.

Celularët në fjalë do të futeshin në burgu ku ndodhen 500 të dënuar, të cilësuar si të sigurisë së mesme.

Prifti u mor në pyetje me orë të tëra, për të zbuluar se kush ishte porositësi i celularëve dhe se ku do i dorëzonte.

Prifti me iniciale P.M., është i njohur në burgun e Carinola, pasi mban rregullisht mesha si dhe nxjerr jo rrallë të burgosur për të kryer punë jashtë strukturës.

Aktualisht hetimet janë në vijim, ndërkohë që prifti është i ndaluar.

Të ngjashme