Princi Philip transferohet në një spital tjetër të Londrës

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Pallati mbretëror në Britaninë e Madhe ka njoftuar se princi Philip është transferuar në një tjetër spital në Londër, me qëllim që t’i kryhen teste shtesë lidhur me problemet e mëhershme me zemrën, si dhe një infeksioni.

Duka i Edinburgut dhe bashkëshorti 99-vjeçar i Mbretëreshës Elizabeth ishte hospitalizuar në një spital privat në Londër rreth dy javë më parë, për t’u trajtuar rreth një infeksioni të paspecifikuar, por që nuk lidhet me COVID-19.

Të hënën, Pallati ka bërë të ditur se ai është dërguar në një qendër mjekësore të specializuar për sëmundjet e zemrës. Gjendja shëndetësore e princit raportohet të jetë stabile dhe se po i përgjigjet trajtimit, por se duhet të mbetet në spital për të paktën edhe një javë.

Të ngjashme