Protesta në Ditën e Punëtorëve në Turqi, 100 të arrestuar

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Dhjetra protestues janë arrestuar në Stamboll gjatë një marshimi për 1 Majin, pavarësisht një shtetrrethimi të vendosur nga qeveria për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Të paktën 100 janë arrestuar pas përplasjeve me policinë. 1 maji njihet në shumë vende si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe është një festë publike në disa kombe, përfshirë Francën.

Në Turqi, gjatë 1 Majit ka pasur vazhdimisht protesta kundër qeverisë duke çuar në përplasje mes protestueseve dhe policisë. Shoqata e Avokatëve të Stambollit tha për AFP se numri i arrestimeve mund të jetë 170 persona. Ka pasur gjithashtu të paktën 11 të arrestuar në Ankara.

Turqia ka vendosur një bllokim të rreptë që nga 29 Prilli për shkak të një vale vdekjeprurëse të tretë të COVID-19./abcnews.al

Të ngjashme