Putin thotë se ShBA-ja dhe Britania i kanë provokuar në Detin e Zi

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se një avion luftarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë duke operuar në sinkron me një anije luftarake të Britanisë së Madhe javën e kaluar në Detin e Zi, të cilat ai i quajti si një provokim për të shikuar se cila do të jetë përgjigja e Rusisë.

Nga Moska zyrtare kanë deklaruar se anija dhe aeroplani kishin shtënë më 23 qershor, në zonën e detit afër Krimesë kur Rusia e llogarit si territor të vetin.

Britania e Madhe ka deklaruar se anija nuk kishte hapur zjarr dhe se vetëm kishte lundruar në ujërat e Ukrainës.

E gjithë kjo ngjarje ishte e fundit për të rritur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit që nga aneksimi i Gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, një veprim që nuk njihet nga shumica e vendeve të botës, por i jep akses këtij shteti në një pjesë të bregut të Detit të Zi.

Departamenti Amerikan i Shtetit akoma nuk ka reaguar ndaj akuza të Putinit

Të ngjashme