Putini nuk e di nëse do të garojë për mandat të ri pas vitit 2024

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ende nuk ka vendosur nëse do të garojë për mandatin e ri, pasi përfundimit të këtij aktual në vitin 2024.

Në konferencën e rregullt vjetore, 68-vjeçari Putin ka thënë se është shumë herët që të flitet për punën e vazhdimit të pushtetit.

Putini kishte ndërmarrë ndryshime në kushtetutën e vendit në mënyrë që t’i mundësohet gara edhe për dy mandate të tjera gjashtëvjeçare në krye të Kremlinit.

Në konferencën e së enjtes, presidenti rus për më tepër ka bërë të ditur se do ta marrë vaksinën kundër COVID-19 kurdo që të mundet, ndërsa ka adresuar thirrje për vaksinim në krejt Rusinë.

Ai ka thënë se shteti duhet ta përshpejtojë prodhimin e vaksinës ruse Sputnik 5 dhe se disa përbërës të saj duhet të prodhohen jashtë vendit.

Më shumë se 200 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani me këtë vaksinë në gjithë Rusinë.

Si pasojë e përhapjes së furishme të virusit në vend, Putini e ka drejtuar shtetin nga rezidenca e tij në periferi të Moskës dhe rrallë ka punuar nga Kremlini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme