Qëndrimi zyrtar i Holandës: Hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Top Channel raporton se Qeveria e Holandës, e drejtuar nga Mark Rutte, i ka dërguar një letër Parlamentit ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme.

Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”, thuhet në letrën e siguruar nga Top Channel.

Në letrën e qeverisë holandeze bëhet edhe një pasqyrim i qëndrimeve që mbajnë shtetet e tjera anëtare të BE-së, veçanërisht i Gjermanisë.

Të ngjashme