Qeveria zvicerane thotë se ekonomia e vendit mund t’i humbë mbi 100 miliardë dollarë

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Zvicrës ka thënë se ekonomia e vendit mund t’i humbë më shumë se 100 miliardë dollar për shkak të rënies së shkaktuar nga pandemia e Coronavirusit.

Ekzekutivi pret që prodhimi vendor gjatë këtij viti të jetë rreth 652 miliardë franga zvicerane, ndonëse në dhjetor ishte paraparë që kjo shifër të ishte 712 miliardë franga. Për vitin 2021, qeveria pret që prodhimi vendor të jetë në vlerën e 688 miliardë frangave, kurse më parë ishte paraparë që kjo shifër të ishte 725 miliardë.

“Në aspektin e prodhimit vendor për kokë banori, rënia do të jetë po aq e rëndë sa në vitet e shtatëdhjeta, nëse jo më e keqe”, tha ekonomisti qeveritar, Ronald Indergand. “Do të nevojiten vite për ta tejkaluar këtë. Ekonomia do të kthehet në nivelin e mëparshëm në vitin 2022”, shtoi ai.

Ai foli pasi Sekretariati për Çështje Ekonomike parashikoi tkurrje të ekonomisë për 6.2 për qind gjatë këtij viti para se ekonomia të rimëkëmbet vitin e ardhshëm, shkruan “Reuters”.

Ekonomisti tha se ekonomia e orientuar nga eksporti mund të ketë nevojë për më shumë kohë për t’u rimëkëmbur për shkak të rënies ekonomike në vendet e tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme