Qytetarët do të mund t’i paraqesin shkeljet e të drejtës për të votuar në referendum

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët të cilët mendojnë se iu është hequr e drejta e votimit në referendum, atë do të mund të paraqesin deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor, deri tek vëzhguesit e zgjedhjeve dhe institucionet organizative të cilat mbikëqyrin zbatimin e referendumit.

Prokuroria Publike, Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit do të jenë të hapura deri ora 19:00 për qytetarët të cilët dëshirojnë të lajmërojnë shkeljen e së drejtë për të votuar në referendum.

Komisioni i Prokurorisë Publike Themelore ndjek nëse dikush do të bëj vepër penale kund zgjedhjeve dhe votimit. Në postën elektronike të saj qytetarët, partitë, organizatat joqeveritare, institucionet vendore dhe ndërkombëtare do të mund të lajmërojnë parregullsitë në lidhje me organizimin dhe zbatimin e referendumit.

Në zyrën e Avokatit të Popullit nga ora 07:00 deri më ora 19:00 do të funksionojë linja telefonike pa pagesë 0800-54321 në të cilën qytetarët mund të paraqesin shkeljet e të drejtës për të votuar.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut njofton se zyra e tyre në Shkup do të jetë e hapur gjatë tërë kohës së zbatimit të referendumit, ku qytetarët mund të lajmërojnë shkeljet e drejtës për të votuar.

Ata njoftojnë se parregullsitë mund ti paraqesin edhe nëpërmjet linjave telefonike +389 (0)2 3119 073 dhe +389 (0)72 278 436.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme