Qyteti i Kinës që teston për koronavirus 3 milionë njerëz në ditë

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Nëntë milionë njerëz brenda pesë ditësh testohen për koronavirus në qytetin lindor të Kinës, Qingdao.

Shumë kabina janë ngritur në gjithë qytetin, dhe prej orës 7 të mëngjesit deri në orën 11 bëhen vazhdimisht teste.

Global Times raportoi sot se 3.07 milionë njerëz do të testohen vetëm sot. E deri tash, janë testuar një e treta e popullsisë.

Deri më tani, 1,1 milion teste janë realizuar dhe të gjitha janë negative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme