​Për 3 ditë 1 171 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 3 ditëve të fundit janë kryer 2.631 teste prej të cilave 1.171 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, prej tyre: Shkup 485, Manastir87,a Kavadar 78, Prilep 61, Ohër 51, Gostivar 49, Veles 43, Tetovë 32, Strugë dhe Shtip nga 29.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve (1.171) 275 janë ri-infektime.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit publik njoftojnë për 1.390 pacientë të shëruar.

Janë regjistruar dhe 3 viktima të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19.

Numri i rasteve aktive në vend shënon 4.974.

Të ngjashme