​Protestë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në një protestë të thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas para Kryeministrisë.

Me pankartat “S’mban më ujë pilafi”, ata kërkuan ndërhyrjen e qeverisë për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburantit.

Kriza e energjisë elektrike e pasuar nga invazioni rus në Ukrainë, ka bërë që çmimet e karburantit dhe produkteve ushqimore të rriten ndjeshëm që prej fillimit të këtij viti./ATSH

Të ngjashme