9-vjeçari nga Shkodra, fëmija më i bukur në botë

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 10:26 | Nga

Henri Shaqiri është djaloshi 9-vjeçar nga Shkodra i cili rrëmbeu çmimin e parë në spektaklin “Fëmijët më të bukur në botë”, të realizuar në Turqi.

Për Henrin është hera e dytë që merr pjesë në këtë spektakël, pasi dhe vitin e kaluar ai mori çmimin “Princi” në garën mes 12 vendeve të botës.

Në intervistat me mediat e huaja, Henri nuk e ka mohuar origjinën e tij, ai ka thënë që vjen nga një vend i vogël por me njerëz të mirë dhe bujar.

Me tiparet e një fëmije shumë të ëmbël Henri ndihet krenar për pamjen e tij veçanërisht për flokët e tij. “Më pëlqejnë pasi kështu jam si fotografi im”, thotë djali shkodran.

Të ngjashme