Aksident i rëndë, makina bie në humnerë, dy ambulanca dhe helikopteri në vendin e ngjarjes

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Këlcyrë.

Paraprakisht raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi 8 metra.

3 persona të plagosur ndërkohë që dy ambulanca janë nisur nga Përmeti drejt vendit të ngjarjes.

Gjithashtu edhe një helikopter ka shkuar në vendin ku ndodhi aksidenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme