Aksidenti në Elbasan, barriera hyn në makinë

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Një furgon dhe një makinë e tipit ‘Opel’ me targa greke janë përplasur në aksin rrugor Elbasan-Labinot.

Siç shihet edhe nga fotoja, nga përplasja ‘Opelin’ e ka përshkuar mes për mes barriera mbrojtëse e rrugës.

Fatmirësisht mësohet se nuk ka mbetur asnjë i plagosur, ndërsa policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme