Aleksandër Vuçiq: Na pret një fazë e vështirë me Kosovën

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se Kosovën dhe Serbinë i pret një periudhe mjaft e vështirë dhe me presione të vazhdueshme në të dyja vendet.

Përderisa ka folur për vazhdimin e dialogur në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai komentori edhe emërimin e Matthew Palmer si përfaqësues special të Washingtonit në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i shtetit serb thotë se është naive të thuhet se emërimi i Palmer mund të ketë ndonjë impakt pozitiv për Beogradin vetëm për faktin se ai është dhëndër i Serbisë.

“Nuk mund të komentoj titujt e tabloidëve dhe budallenjtë që thonë gjëra të tilla. Do të jetë shumë e vështirë për ne”, tha Vuçiq.

Të ngjashme