Arrestohen 26 valltare në një objekt në rrugën Tetovë – Shkup

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se më datën 12-13 shtator, nga ora 22:30 deri në ora 2 pas mesnatës.

Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në një objekt në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup, janë kapur 26 gra të cilat kanë punuar si valltare.

Dy valltare kanë qenë nga Maqedonia, ndërsa 24 të tjerat kanë qenë të huaja, pesë nga Rusia, shtatë nga Hungaria, shtatë nga Shqipëria, tre nga Serbia dhe nga një nga Moldavia dhe Bosnja dhe Hercegovina, kjo sipas MPB-së.

“Valltaret janë arrestuar. Gjithashtu te një grua nga Shqipëria (valltare) është gjetur marihuanë, ndërsa te personi A.A (28) nga fshati Radushë është gjetur thikë. Pronari i objektit M.A (68) është thirr në stacionin policor në Tetovë”.

Po ashtu në një objekt në fshatin Zherovjan është arrestuar S.A (25) nga Presheva për shkak banimit jo të rregullt dhe në një objekt në Sedllarcë të Epërme është arrestuar G.Q (28) dhe R.O (22) po ashtu për banim jo të rregullt, raporton INA.

Të ngjashme