Bassuener e Dempsey të shqetësuar me tensionet e muajve të fundit në Mal të Zi

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Kurt Bassuener nga organizata ndërkombëtare Këshilli për Politikën e Demokratizimit ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me tensionet e muajve të fundit në Mal të Zi.

Sipas tij, incidentet me motive politike dhe nacionaliste mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Ndërkaq edhe Judy Dempsey nga Qendra Carnegie Europe tha për REL se tensionet dhe incidentet aktuale në Mal të Zi mund ta kthejnë këtë vend prapa në rrugën e Bashkimi Evropian, gjë të cilën Rusia “përmes strukturës qeverisëse në Mal të Zi, po e shfrytëzon”.

Të dy kërkuan nga BE, ShBA dhe NATO që të ndihmojnë në zgjidhjen e shtensionimin e situatës.

Të ngjashme