BE-ja do japë dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Në artikull shkruhet se Shqipëria mund të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut, sipas kryeministrit Edi Rama. Përpjekja e Shqipërisë për t’u bashkuar me bllokun europian është e lidhur me Maqedoninë e Veriut. “Ndërsa të dyja vendet kanë përmbushur kërkesat, në letër, Bullgaria ka vënë veton ndaj këtyre të fundit për çështjet historike dhe të të drejtave të njeriut”, shkruan “Euractiv”.

“Shqipëria nuk mund të presë më që dy fqinjët të zgjidhin zënkën e tyre. Kursi ynë në atë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama të enjten në Tiranë.

Burimet thonë se një vlerësim pozitiv për Ukrainën nuk mund të jetë në tryezë nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk përparojnë.

Serbia dhe Mali i Zi janë në krye nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por procesi i pranimit të Malit të Zi ka shtagnur disi dhe ndërsa Serbia vazhdon të hapë kapituj, nuk ka vullnet të vërtetë politik për t’u bashkuar me BE. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të radhës, në pritje për të nisur zyrtarisht bisedimet, ndërsa Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë marrë ende statusin e kandidatit”, thuhet më tej në artikull.

Kryeministri Edi Rama mbërriti ditën e djeshme në Gjermani në kuadër të një vizitë zyrtare, ndërsa sot do të takohet në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ndër të tjera, Rama pritet të kërkojë nga Scholz përkrahje për çeljen e negociatave.

Të ngjashme