Berisha akuza të rënda ndaj Ramës lidhur me Kosovën, e quan argat shqipfolës të Vuçiqit

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen e tij ndaj Kosovës, në takimin e djeshëm me kancelaren Angela Merkel në Tiranë.

Berisha e ka quajtur Ramën “argat shqipfolës të Vuçiqit”.

“Miq, dje argati shqipfolës i serbomadhit Vuçiq shndërroi samitin e Nismës së Berlinit në Tiranë në një samit sherri dhe platformë sulmi të turpshëm ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj. Ai shprehi këtë qëndrim antishqiptar në prani të kancelares Merkel, themelueses e Nismës së Berlinit, e cila jo vetëm nuk shprehu mbështetje për aleancën trilatrale Beograd-Tiranë-Shkup me ermin Ballkani i Hapur, por deklaroi preras se procesi i Berlinit nuk ka zëvendësues duke hedhur kështu në kosh të plehrave projektin e serbomadhisë të Aleksandar Vuçiq dhe argatëve të toj Zografi Bis dhe Zaev”, ka shkruar Berisha.

Ai ka shtuar se dje në Tiranë nuk ishte Brnabiq që sulmoi Kosovën dhe kryeministrin Kurti, por mikpritësi i pështirosur i Samitit argati i presidentit të serbomadhisë, antishqiptari Zografi

Bis që vazhdoi luftën e ftohtë ndaj tyre edhe gjatë një samiti rajonal me praninë e kancelares Merkel.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme