Bërnabiq në telefon me Ramën, shtetasit shqiptarë pa test PCR në Serbi

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me  kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe e informoi atë se Serbia do të shfuqizonte testin e detyrueshëm negativ të PCR-së për COVID-19 për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Serbi dhe se vendimi do të merret nesër, më 14 janar.

Kështu ka mësuar Tanjug nga burimet e saj.

Bërnabiq dhe Rama diskutuan mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

Raportohet se të dy kryeministrat folën edhe për luftën ndaj koronavirusit, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës së “Mini-Shengenit”, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme