Bujqit kroatë hedhin shalqinjtë para ndërtesës së Qeverisë, thonë se nuk po i shiten shkaku i importit nga Shqipëria

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Europarlamentari kroat, Ivan Vilibor Sinçiq, ka organizuar një protestë para ndërtesës së Qeverisë, ku janë hedhur shalqinjtë për të shprehur pozitat e pabarabarta të bujqve kroat dhe vendeve tjera evropiane, shkruan “24sata”.

Në një moment arrin ministri i Financave, Zdravko Mariq, të cilit një protestuese i ofron një shalqi, të cilin ai nuk e pranon.

Ajo i drejtohet: “Ky është shalqi i prodhuesit kroat, por nuk është shitur për shkak të importit nga Shqipëria. Shikoni këta shalqinjtë, e ky është vetëm një numër i vogël, i kanë humbur njerëzit 30 ton. Ne si prodhues duam që ju të loboni që të vendoset më në fund një ligj që do të na mbrojë dhe do të detyrojë qendrat që të marrin prodhime kroate. Çdo shtet mbron prodhuesit e vet, vetëm ju nuk i mbroni”.

Të ngjashme