Burri vret gruan e tij me sëpatë në dhomën e gjumit

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Banjishnicë të Gostivarit, burri me sëpatë ka goditur për vdekje gruan e tij.

Rastin në polici e ka denoncuar djali i viktimës.

Dorasi pasi ka vrarë gruan ka ikur dhe vazhdon të jetë në arrati.

“Në orën 06:43 V.I. i lindur në vitin 1987 ka denoncuar se babai i tij B.I. i moshës 67 vjeçe me sëpatë në dhomën e gjumit ka mbytur gruan e tij XH.I. e lindur në vitin 1960, pas çka është dhënë në arrati”, thuhet në njoftimin policisë.

Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe po heton rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme