Coronavirusi në Shqipëri: Një i vdekur dhe 15 në gjendje të rëndë

gloved hand holding test tube marked coronavirus
Prishtinë | 10 Jan 2022 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Një person me COVID-19 ka vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 77 vjeçe”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 793 raste të reja nga gjithsej 4996 testime të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 346 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i pandemisë.

Janë 13,786 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Të ngjashme