Digjen dy banesa, ka edhe të lënduar (Video)

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 10:03 | Nga

Mëngjesi ka zbuluar edhe dy banesa të djegura tërësisht në Shkup, në rrugën ”Ruzveltova” në qendër të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përveç djegies së dy banesave, edhe një banesë tjetër është dëmtuar, por jo nga zjarri. Në të ka pasur ujë që ka dëmtuar dukshëm orenditë dhe muret.

Pronarja e njerëz nga banesat e djegura në Shkup thotë se ka nuhatur erë të rëndë të tymit që ka ardhur nga banesa një kat më poshtë. Për pak, zjarri ka mbërritur edhe në banesën e saj. Pronarja pastaj është hospitalizuar dhe i është ofruar oksigjen. Më pas ajo është lëshuar për mjekim në shtëpi.

Arsyet e zjarrit nuk dihen. Sigurimi i Prokurorisë Speciale Publike e ka vërejtur i pari zjarrin dhe ka njoftuar brigadën e zjarrfikësve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme