Djali dhunon nënën, i shkakton lëndime në trup

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 09:42 | Nga

Gruan, nënën, motrën… Dhuna në familje vazhdon të jetë një problem për shoqërinë shqiptare, ndërsa rastet janë të shumta. Ngjarja më e fundit vjen nga Delbin, ku policia e këtij qyteti ka arrestuar 46-vjeçarin Artan Bahoja.

Policia thotë se ai ka dhunuar në banesë, në lagjen “Sinan Ballaci”, nënën e tij 63-vjeçaren B.Bahoja. E moshuara ka fraktura në trup dhe është në spital.

Dyshohet se dhuna 46-vjeçari ka dhunuar nënë dhe disa herë më parë. Artan Bahoja është njeri problematik, ndërsa ka bërë dhe 20 vite burg në shtetin grek.

Ai është dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa ishte pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga shqiptarët, në shtetin helen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme