Dodikun e “shqetëson” një shqiptar në Gjykatën Kushtetuese të BeH

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se gjyqtari i ri i mundshëm ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese të BeH pritet të jetë një shqiptar nga Shqipëria dhe se sipas tij, ai ishte produkt i lobimit nga ana e “myslimanëve” nga Sarajeva dhe se Republika Srpska nuk kishte arsye të besonte në objektivitetin e tij.

Pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, Dodik tha se gjykatësi shqiptar ishte zgjedhja e një gjykatësi mysliman i cili nuk ishte më në detyrë, por që punonte me të në disa raste.

“Ajo që dimë për këtë gjyqtar të ri të mundshëm të ri është se ai është produkt i lobimit nga ana e ‘myslimanëve’ nga Sarajeva. Nëse ai gjykatës shqiptar i përket së njëjtës strukturë fetare, atëherë ai do të sulmojë përsëri Milorad Dodikun si shovinist”, citohet të ketë thënë Dodik.

Madje, siç ka pretenduar ai, gjyqtarët e huaj të Gjykatës Kushtetuese u zgjodhën të gjithë me qëllim që të merrnin vendime të ndryshme me dy boshnjakë, që ishin në dëm të Republikës Srpska, ”gjë që tregohet edhe nga vendimet e marra kohët e fundit”.

“Ishte një gjerman, tani po vjen një shqiptar. Është një ekip që duhet të ‘lidhë’ Republikën Srpska deri në zhdukjen e subjektivitetit të saj”, ka thënë ndër tjerash Dodik.

Të ngjashme