Dy deputetë të BDI-së pritet t’i bashkohen opozitës

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 14:40 | Nga

Informacionet më të fundit flasin se dy deputet të Bashkimit Demokratike për Integrim do të largohen nga BDI dhe do i bashkohen Lëvizjes Besa, shkruan portali informativ Tetova1.

Ky largim i këtyre deputetëve, sipas këtij portali, vjen si pasojë e pazareve që BDI ka filluar t’i bëjë me VMRO-në për të krijuar një shumicë që do formonte qeverinë e re.
Kalimi i këtyre dy deputetëve në radhët e opozitës do të ndikoj edhe në ndryshimin e tërë kombinatorikave për krijimin e qeverisë së re.

Kështu BDI do të ngel me 8 deputet dhe nuk do ketë mundësi të krijoj shumicë me VMRO-DPMNE.
Kurse LSDM bashkë me opozitën shqiptare do të krijoj shumicë prej 62 deputetësh. Respektivisht LSDM 49, Lëvizja Besa 7, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme