Dy të lënduar rëndë nga 12 aksidentet në Shkup

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 09:42 | Nga

Dy persona janë lënduar më rëndë në dy nga gjithsej 12 fatkeqësi komunikacioni të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy fatkeqësi më lehtë janë lënduar dy persona, ndërsa në tetë prej tyre është shkaktuar dëm material, transmeton Express.

Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh. Gjashtëmbëdhjetë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre vozitës kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe dy vozitës për tejkalim të palejuar. Nga komuniakcioni janë përjashtuar tetë vozitës para se të pajisen me të drejtën e vozitjes, si dhe tetëp automjete me validitet të skadduar të patent shoferit. Janë hasur edhe 137 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special janë mënjanuar 91 automjete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme