Edi Rama: Jam gati për 8 pikat e studentëve

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur studentët.

Në një postim në Twitter pas fjalës në sallën e Kuvendit kreu i qeverisë shkruan se është gati të plotësojë të 8 pikat e studentëve.

“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.

Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres” – shkruan Rama në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme