Gjashtë viktima dhe 147 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 04 Kor 2020 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut prej 1296 testimeve të realizuara, 147 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 64 raste, Kumanovë-8, Shtip-6, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-5, Manastir-4, Ohër-5, Gostivar-9, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçani -1, Probishtip-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-7, Kërçovë-4, Resnje-4.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 pacientë të rikuperuar. Sipas qyteteve, pacientët e shëruar janë nga: Shkupi-56, Shtipi-7, Tetova-36, Velesi-2, Manastiri-3, Gostivari-1, Gjevgjelia-2, Strumica-1, Shën Nikolla-1, Resnja-2.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostifikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Tre viktima janë nga Shkupi, dhe nga një viktimë kanë Kumanova, Shtipi dhe Berova. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe.

Të ngjashme