Goditi me shkelma mbesën 2-vjeçare, arrestohet shqiptari në Kretë

Prishtinë | 02 Tet 2022 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Një shqiptar është arrestuar në Kretë për dhunë në familje. 50-vjeçari siç raportojnë mediet greke, ka dhunuar mbesën e tij 2-vjeçare.

Denoncimi në polici është bërë nga dëshmitarët okularë sipas të cilëve 50 vjeçari ka goditur dhe shkelmuar mbesën e tij teksa ishin brenda një pastiçerie.

Pas denoncimit shqiptari është arrestuar menjëherë

Të ngjashme