Grabitja në Rinas: Gjykata vendos “arrest me burg” për 6 të arrestuarit

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 11:39 | Nga

Vetëm pak ditë më parë rrugës për në Rinas u vodhën 7 thasë me para me një shifër prej 2.7 milionë euro.

Pas arrestimit të 6 punonjësve të shoqërisë private, Gjykata e shkallës së Parë në Tiranë ka dhënë arrest me burg për të arrestuarit.

Ata janë: Gentian Dedja, Endri Daci, Përparim Logu, Xhemil Metaj, Dashamir Balla, Fatmir Gapi.

Pesë rojet e kompanisë private të sigurisë dhe drejtuesi teknik akuzohen për neglizhencë në procesin e transportimit të parave.

Të ngjashme