Grafite fyese në muret e Ambasadës hungareze në Beograd

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Në muret e Ambasadës së Hungarisë në Beograd, mbrëmë gjatë natës, persona të panjohur, siç i cilësojnë mediat serbe, kanë vizatuar grafite fyese për këtë vend dhe popullin hungarez.

Sipas Tanjug-ut, në muret nga ana ballore e ndërtesës në mëngjes janë vënë re kryqe të thyer, sfastika, të vizatuar.

Nga ana e poshtme e ndërtesës, në tabela dhe tabelën e shpalljeve është shkruar “Humb nga rruga ime” (Mars iz moje ulice) dhe “fashista” (Fasisti)

Raportohet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se i ka fshirë këto grafite.

Të ngjashme