Gruevski: S’mund të ketë dygjuhësi kur shqiptarët janë vetëm 25%

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 13:32 | Nga

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, ka thënë në një intervistë të tij në TV Nova se nuk mund të pranojë kërkesat e shqiptarëve dhe platformën e tyre.

Gruevski ka shtuar se nuk mund të ketë as dygjuhësi në Maqedoni – maqedonase dhe shqipe – pasi, sipas tij në Maqedoni vetëm 25 për qind e popullatës janë shqiptarë.

“I thash BDI-së se nuk ka asnjë logjikë të ketë dygjuhësi në një vend ku shqiptarët janë 25% ndërsa maqedonasit 65%. Kjo është e dëmshme dhe shqiptarët nuk fitojnë asgjë”, ka thënë ai.

“Shqiptarët jetojnë në pjesën perëndimore dhe kanë të drejtë ta përdorin gjuhën, këtë e kanë pasur edhe para Marrëveshjes së Ohrit, edhe pastaj”.

“Ne gjithashtu nuk e pranuam Platformën Shqiptare që e kanë krijuar në një shtet të huaj. ” tha Gruevski duke theksuar se nuk ka mundësi të ri-negociohet për Marrëveshjen e Ohrit, gjë që sipas tij, kërkohet në Platformë sepse kjo do të sjell konflikte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme