Hoxha lë punonjësit e Digitabl pa rroga e abonentët pa kampionatin spanjoll

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Prej 12 ditësh, bashkë-administratori i Digitalb, i zgjedhur nga Vjollca Hoxha, refuzon të firmosë pagat e të gjithë punonjësve për shkak të mospagesës së një fature reklamash për Top-Channel, faturë e lëshuar në kundërshtim me vendimin e shumicës së aksionerëve të Digitalb.

Meqënëse nuk paguhet reklama e Top Channel, Vjollca ka urdhëruar të mos bëhet asnjë pagesë nga ana e administratorit të saj. Dhe viktimë e reklamës së Top-Channel nuk janë vetëm punonjësit e Digitalb por edhe pagesat e vonuara për kampionatin spanjoll, kampionatin shqiptar dhe prodhuesit e sinjalit të kampionatit të Kosovës.

Për shkak të bllokimit të pagesave nga administratori Redi Lamaj, për të gjithë këto subjekte, dhe pas ultimatumeve e paralajmërimeve të shumta për tu bërë pagesat disa prej të cilave kanë më shumë se një vit që nuk u bëhen, të enjten në mbrëmje abonentët e Digitalb nuk ndoqën dot ndeshjen e kampionatit spanjoll.

Kjo pasi këto subjekte kanë njoftuar që nuk ua ofrojnë më këto shërbime deri në likuidimin e faturave të prapambetura që shkojnë në disa milionë euro. Dhe Vjollca për një reklamë të Topit të saj ka urdhëruar të bllokohen të gjithë pagesat duke injoruar djersën e të gjithë punonjësve që nuk u jep pagat si dhe abonentët e Digitalb të cilët kanë paguar për të parë ndeshjet dhe skanë asnjë lidhje me reklamat e Top Channel.

Ndërkohe, mediat e blera nga Digitalb janë përpjekur të dizinformonjnë duke shkruar se këto ndeshje janë penguar nga aksionerë të tjerë të Digitalb, ndërkohë që i gjithë stafi dhe ofruesit e kampionateve janë njoftuar se pengesë për pagesat është Vjollca Hoxha se kërkon të marrë reklamë për Top-Channel me dhunë dhe në kundërshtim me vullnetin e shumicës së aksionerëve.

Administratorja e mazhorancës i ka firmosur dhe pagat dhe të gjitha pagesat e kampionateve, por pritet që Vjollca të tërhiqet nga dëshira e pafund për të mbajtur Top Channel me reklama nga lekët e Digitalb.

Gjithsesi, derisa Vjollca ta kuptojë që kampionati spanjoll, ai italian, anglez dhe shqiptar, është një mall që duhet paguar, pavarësisht nevojave të saj për reklama e për lekë nga Digitalb, abonentët e Digitalb do të mund të shohin vetëm Cufon dhe Bubin Kacurrel.

Duhet theksuar se Digitalb ka pagesa aq të prapambetura sa akoma nuk ka paguar sezonin e kaluar të kampionatit shqiptar dhe sigurisht nuk ka bërë asnjë pagesë të këtij sezoni që po mbaron.

Dhe veç kampionatit spanjoll që nuk i dha sinjalin këtë javë, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me ndeshjet e kampionatit shqiptar, përsa kohë Vjollca nuk paguan për shërbimin që ka marrë, shërbim të cilin ua ka shitur qytetarëve prej vjetësh.

Por për Vjollcën nuk ka rëndësi se u ka marrë lekët qytetarëve dhe nuk u jep ndeshjet, për Vjollcën kanë rëndësi vetëm lekët për Top-Channel.

Por sa do presin qytetarët?

Sigurisht kjo sjellje arrogance ndaj tyre ka një fund, rënien çdo ditë të abonentëve të kësaj kompanie. Dhe me këtë sjellje, shumë shpejt do të thuhet: Na ishte njëherë Digitalb.(boldnews.al)

Të ngjashme