“Kjo letër më preku”, Ursula von der Leyen publikon letrën e 15-vjeçares nga Shqipëria

Prishtinë | 29 Nën 2021 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka bërë publike një letër që i ka mbërritur nga një 15-vjeçare nga Kurbini.

Erjola e ka falënderuar për kontributin që BE ka dhënë duke mundësuar ndërtimin e shkollës në Kurbin.

Në postimin në Instagram, von der Leyen shkruan: Erjola është një vajzë 15-vjeçare që jeton në Kurbin të Shqipërisë Veri-Perëndimore, rreth. 35 kilometra nga kryeqyteti Tirana dhe pak kilometra nga deti Adriatik”.

Presidentja e Komisionit Europian u shpreh se ndihet e prekur nga letra e vajzës nga Kurbini ”ajo më dërgoi një letër të shkruar me dorë, duke shprehur gëzimin e përzemërt për shkollën e saj të rindërtuar rishtas – të rindërtuar me ndihmën e BE-së. Kjo letër më preku”.

Von der Leyen shkruan se, ”Nuk është vetëm një rrëfim thellësisht personal i përvojës së saj. Është gjithashtu një kujtesë e fuqishme e të mirave që mund të arrijmë si evropianë kur punojmë së bashku. Në këtë rast BE-ja dhe Shqipëria”.

Ajo e mbyll postimin e saj duke thënë se, ”letra e Erjolës është një tjetër kujtim i veçantë i miqësisë së qëndrueshme mes BE-së dhe Shqipërisë dhe i së ardhmes sonë të përbashkët”.

Të ngjashme