Konflikt mes dy afganëve në Shëngjin, gruaja ther të dashurin

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Një incident plagosjen e një personi ka ndodhur në një hotel në Shëngjin, ku janë strehuar refugjatë afganë.

Një grua afgane, e moshës 26 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj 33-vjeçar, pas një konflikti të çastit, konfirmoi Policia në një njoftim zyrtar.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por është dërguar për kujdes mjekësor në spitalin rajonal të Lezhës.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme