Kreu i Kishës Serbe beson në bashkëjetesën e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirie, beson se herët a vonnë shqiptarët dhe serbët do të mund të bashkëjetojnë në Kosovë.

Ai në një intervistë për programin e dytë të Radio Beogradit, përcjell Kossev të hënën, tha se aktualisht “janë ndërthurur interesa të ndryshme rreth Kosovës dhe se njerëzit i shohin si objekte”.

“Ne nuk kemi nevojë te jemi vëllezër, por gjithsesi mund të jemi fqinj të mirë”, ka thënë patriarku Profirije.

Profirije ka marrë drejtimin e Kishës Ortodokse Serbe para pak muajsh, pas vdekjes së patriarkut Irinej.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, Profirije vlerësohet shumë më i moderuar, më i matur në deklarata.

Të ngjashme