Kriza politike, flet zyrtari i DASH: Opozita të hyjë në zgjedhje

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit është shprehur vetë se nuk ka ardhur në Shqipëri për të zgjidhur krizën politike, por disa mesazhe të qarta i ka dhënë.

Në ditën e tij të dytë në Tiranë Mattheë Palmer ka bërë një takim me gazetarët përpara se të ketë një bashkëbisedim me Presidentin Meta dhe dy liderët e opozitës. Mesazhi i parë i Palmer ka qenë që opozita do duhet të hyjë në zgjedhjet e ardhshme, pra ato të këtij qershori.

“Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik. Përgjegjësi e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe të ndaj vizionine saj me mbështëtësit dhe të punoj fort për t’i fituar zgjedhjet ”-është shprehur Palmer.

Më tutje zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit është shprehur se parlamenti është legjitim po ashtu si dhe qeveria dhe se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të çojë deri në fund reformën në drejtësi.

 “Qeveria dhe Parlamenti janë legjitime dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi”-tha Palmer.

Kujtojmë se Matthew Palmer do të takojë këtë të martë Presidentin Ilir Meta dhe më tutje do të ketë dy takime me Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin.

Të ngjashme