Lëkundje tërmeti, ndihen në Durrës dhe Tiranë

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndierë këtë të premte në Durrës.

Sipas sajtit të njohur të tërmeteve, Emsc, tërmeti ka ndodhur në orën 10:18 me një magnitutë 3.2 i shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 2 kilometër.

Kjo ka bërë që lëkundjet të ndihen edhe në Tiranë.

Epiqendra ka qenë në Hamallaj në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 13 km në veri të Shijakut.

Dridhje toke u ndien edhe dje në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme