Lëvizja Besa: E rikthyem shpresën, humbëse është BDI-ja

Shkup | 12 Dhj 2016 | 00:40 | Nga

Udhëheqësit e Lëvizjes BESA, parti kjo që ka fituar një numër të konsiderueshëm votash dhe është futur në skenën politike maqedonase, kanë thënë se në këto zgjedhje kanë fituar shqiptarët dhe ka humbur Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti.

“Kemi freskuar skenën politike dhe përkundër degradimit të BDI-së, shqiptarëve iu dha një mundësi që të votojnë një opsion shqiptar”, ka thënë Bilall Kasami nga Lëvizja BESA.

“Nesër do të jetë një frymë të re, prej nesër shqiptarët e Maqedonisë do të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre në institucione”.

“Ali Ahmeti e ka sjellë pozitën e shqiptarëve në këtë gjendje, në këtë apati. Ne e rikthyem shpesën dhe tani do të jemi zëri i tyre në institucionet e Maqedonisë”, theksoi Kasami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme