Lezha me numër të vogël të rasteve me Covid, pret të ketë turistë të shumtë

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lezha gjatë sezonit të verës do të jetë e mbushur me turistë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vendet tjera, ka thënë kryetari i Bashkësisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, raporton Ekonomia Online.

Ai tha janë duke bërë përgatitjet e duhura për sezonin turistik, ndërsa shtoi se gjendja me Covid-19 në këtë qytet është duke rënë ndjeshëm.

“Shpresojmë shumë që këtë viti te kemi nivele tjera turizmin duke pasur parasysh pandeminë e cila në vitin që kaloi pati efektet e veta, megjithëse ishte një turizëm patriotik ku morën pjesë të gjithë shqiptarët. Sivjet pretendojmë duke pas parasysh edhe masat e shumta që janë marrë në vaksinimin e situatës, por edhe rënien  e rasteve, sidomos Lezha ka rëne drastike, do të thotë se sipas të dhënave tona do të ketë shumë turist edhe nga vendet e huaja, por edhe nga Kosova e Shqipëria. Shëngjini ose më mirë me thanë Lezha është një nga destinacionet turistike që ofron kushte të mira për pushuesit, tha ai, në një bashkëbisedim me gazetarë nga Kosova, të organizuar nga AGK-ja dhe portalit Triptoalbania.al me qëllim të promovimit të turizmit.

Azem Bujupi, përfaqësues portalit Triptoalbania.al, tha bashkëpunimi mes medieve dhe bashkive është shumë i rëndësishëm për promovimin e turizmit.

Ai tha është e mirë kur dëgjon premtimet për investime kapitale në turizmin në Shqipëri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme