Maqedoni e Veriut: 12 të vdekur dhe 198 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 12 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 198 raste të reja. Ndërsa, numri i të shëruarve është 333 pacientë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri total i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 153,891 persona, ndërsa të shëruar janë 137,664 individë

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 5,079 viktima, kurse 11,148 raste janë aktive me COVID-19, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme