Maqedoni: Shtatë të vdekur me Coronavirus dhe 89 të infektuar gjatë 24 orëve

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona kanë humbur jetën dhe 89 ka rezultuar pozitivë me koronavirus në Maqedonin e Veriut.

Që nga diagnostikimi i pacientit zero, dita e sotme renditet e dyta për nga numri i të infektuarve.

Në krye të listës qëndron 15 prilli, kur u regjistruan 107 persona të infektuar me virusin korona.

Rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve është Shkupi. Mirëpo gjendja alarmante shfaqet edhe në Shtip.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se edhe pse numri i tw infektuarve është i lartw megjithatë përhapja e virusit është nën kontroll.

“Një nga problemet me të cilat përballen kolegët është niveli i ulët i bashkëpunimit nga ana e qytetarëve, mohimi për t’u testuar, për t’u paraqitur në spitale kur kanë simptoma. Apeloj që virusi ekziston. Qytetarët të tregojnë personat me të cilat kanë pasur kontakt, sepse kjo nuk është turp” tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë informoi edhe për shtatë viktima të moshës nga 44 deri 83 vjeç, dy nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Struga dhe dy nga Tetova.

17 pacientë kanë fituar betejën me virusin korona deri tani numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 2315, numri i pacientëve të shëruar është 1569, ndërsa jetën e kanë humbur 140 persona. Aktive janë 606 raste.

Të ngjashme