Menduh Thaçi mbetet kryetar i PDSh-së

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 10:00 | Nga

Menduh Thaçi do të vazhdojë të jetë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), edhe pse kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme më parë.

Kuvendi Qendror i partisë së tij nuk e pranoi dorëheqjen dhe Menduh Thaçit. Ky i fundit tha medieve se kishte ndryshuar mendjen për shkak të gjendjes së partisë dhe zgjedhjeve të pritshme lokale të caktuara për në muajin maj.

PDSH-ja do të caktojë një datë për mbajtjen e kongresit ku duhet të zgjedhet një kryetar i ri, ose të vazhdojë të mbetet Thaçi në krye të saj.

Menduh Thaçi pak ditë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit pati njoftuar dorëheqjen e tij përmes rrjetit social në “Facebook”. Partia e tij pësoi humbje të thellë në zgjedhjet e 11 dhjetorit prej nga doli vetëm me dy deputetë. Në mandatin para këtij, PDSH-ja kishte shtatë poste ligjvënësish.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme