Meta: Në 8 qershor shmanga konfliktin, do nxitej nga faktorë të huaj

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se me dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit ka bërë të mundur shmangien e konfliktit midis palëve, që do të nxitej nga faktorë të huaj dhe jo nga drejtuesit e palëve politike në Shqipëri.

“Në datën 8 qershor mund të provokohej nnjë konflikt destabilizes. Vendimi im është marrë me përgjegjësi të plotë sepse në bazë të të gjitha të dhënave, jo për shkak të vullnetit të drejtuesve të të dyja palëve, por për shkak të grupeve të caktuara jashtë edhe brenda vendit, 8 qershori mund të shfrytëzohej për akte që do të cënonin rendin publik dhe do t’i jepnin hapësirë palëve për të fajësuar njëra-tjetrën”, tha Meta.

Sipas presidentit, Kushtetuta e Shqipërisë nuk e përcakton datën për zgjedhjet dhe kush e pretendon këtë nuk ka lexuar versionin e duhur të Kushtetutës./Top Channel

Të ngjashme